Ivanov: Amaneti i Nënë Terezës është që ta ruajmë modelin e Maqedonisë për bashkëjetesë

Nënë Terezë u shërbente të gjithëve atyre të cilët vuajnë, u jepte shpresë të pashpresëve dhe fuqi të lodhurve. Ajo akomodoi mijëra bonjakë dhe gëzoi mijëra familje. Me urdhër rë bamirësisë, Nënë Terezë shpëtoi miliona jetë dhe e ktheu vetëdijen për vlerën e jetës së njeriut për dinjitet të patjetërsueshëm njerëzor. Edhe vazhdimisht përkujtonte se bota nuk është e uritur vetëm për bukë, por edhe më shumë për dashuri, për njohjen, për respekt. Me gjithë këtë, Nënë Terezë ngriti një monument të gjallë, më të qëndrueshëm dhe më të lavdishëm nga të gjitha monumentet tona.

Këtë e theksoi presidenti i Republikës së Maqedonisë Gjorge Ivanov në meshën e sotme pontifikale – ngjarje qendrore të organizuar në suaza të kremtimit atdhetar me rastin e shpalljes së Nënë Terezës për Shenjëtore.

Duke u përqëndruar në rrugën jetësore të Nënë Terezës, presidenti Ivanov tha se mënyra e vetme e vërtetë që ta tregojmë respektin tonë ndaj saj është që të jetojmë së bashku me të gjitha dallimet tona më të thella fetare, etnike dhe ideologjike.

миса мајка тереза

Sipas Ivanovit, kanonizimi i saj ka qenë mundësi për një hap të tillë dhe liderët e dy partive më të mëdha nga blloku maqedonas e kanl pranuar ftesën dhe kanë qenë në kanonizim në Vatikan, por për fat të keq, liderët e dy partive më të mëdha nga blloku shqiptar nuk arritën të ngriten mbi tensionet ditore politike dhe moskuptimeve.

Kjo, shtoi presidenti i Maqedonisë, janë vlerat që sot i kemi mëse të domosdoshme në Maqedoni. Ky është amaneti që na e la Nënë Tereza. shenjëtorja nga Shkupi, shenjëtorja e botës. Besoj, shtoi ai, se mëpnyra e vetme e vërtetë ta tregojnë nderin tonë ndaj saj është nëse i përmbushim këtë amanetin të saj.

миса мајка тереза

Mesha e shenjtë pontifikale që u mbajt në sheshin “Maqedonia” e udhëhoqi kardinali special i Papës, kryepeshkopi sarajevas, kardinali Vinko Puliq.

Peshkopi i Shkupit dhe ekzarku apostolik Kiro Stojanov e shpalli kapellën në shtëpi përkujtimi i Nënë Terezës për tempull të Shën Nënë Terezës.

Meshën e shenjtë e ndoqën një numër i madh i bestimtarëve të Kishës Katolike dhe të bashkësive të tjera fetare, delegacione të vendit dhe të huaja.

Me rastin e shpalljes së Nënë Terezës për Shenjëtore nga ana e Vatikanit, gjatë shtatë ditëve të kaluara në Maqedoni u mbajtën një sërë ngjarjesh në kuadër të kremtimit atdhetar. Në Shtëpinë Përkujtimore të Nënë Terezës në qendër të Shkupit u ndanë stutuja me imazhin e Shën Nënë Terezës dhe mirënjohje të personaliteteve humane dhe organizatave të cilët në periudhën e kaluar janë dëshmuar në sferën e humanizmit, ndihmës dhe zvogëlimit të vijatjeve njerëzore.

Akademia e Arteve dhe Shkencës së Maqedonisë organizoi akadmi solemne për personalitetin dhe veprën e Shenjëtores Nënë Terezës, ndërsa u hap edhe ekspozita “Ministria e Mbrojtjes dhe Armata e Republikës së Maqedonisë për Shën Nënë Terezën”.

Agnes Gonxhe Bojaxhiu e njohur si Nënë Tereza më 4 shtator në sheshin “Shën Pjetri” në Vatikan u shpall për Shenjëtore nga ana e kryetarit të Kishës Rimokatolike, Papa Françesku.

Nënë Tereza vdiq në vitin 1997 në Kalkutë, Indi. E lindur në Shkup më 26 gusht të vitit 1910 si Agnes Gonxhe Bojaxhiu. Në vitin 1979 e mori Çmimin Nobel për Paqe.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button