fbpx

Dokumenti britanik për lidhjen mes Titos dhe komunistëve shqiptarë të Enver Hoxhës

Britanikët: Tito i premtoi Enver Hoxhës plebishit për Kosovën

Britanikët kanë analizuar me kujdes edhe marrëdhëniet mes komunistëve shqiptarë dhe atyre jugosllavë. Në një dokument prej 5 faqesh të Ministrisë së Jashtme Britanike që mban datën Mars 1945, analizohen këto marrëdhënie.

Dokumenti i gjetur në arkivin britanik analizon në detaje marrëdhëniet mes Lëvizjes Nacional Çlirimtare Shqiptare dhe asaj Jugosllave.

Sipas këtij raporti, mësohet se Marshalli Tito u ka premtuar komunistëve shqiptarë se pas luftës do të ketë një referendum në Kosovë i cili do të vendosë për të ardhjen e saj.

Po sipas këtij raporti, Tito ka premtuar se kufiri do të jetë në favor të Shqipërisë në shumica e vendos këtë gjë./ Zëri

Lajme të ngjashme

Back to top button