Nora, Mimoza dhe Visari bashkë më 8 shkurt

Kanë mbetur vetëm edhe gjashtë ditë që të lansoj videokëngën e tij më të re. Është ky këngëtari Visar Shala i cili angazhimin e tij artistik e ka vazhduar i vetëm, që nga shkëputja me Ledri Vulën.

Por, Shala përveç projekteve ‘single’, tek publiku i tij në të shumtën e herëve është paraqitur përmes bashkëpunimeve.

Pas trios Visari, Adrian Gaxha dhe Floriani, këngëtari prishtinas tashmë ka njoftuar se projekti i tij i shumëpërfolur prapë në bashkëpunim, do të publikohet më 8 shkurt.

“Më 8 shkurt 2014! T’shtunën n’mramje 19.00 pm”, kishte shkruar këngëtari përmes “Twitter”. Ai do të vijë në bashkëpunim me Nora Istrefin dhe Mimoza Shkodra.

Lajme të ngjashme

Back to top button