Rusi: Pengmarrësi neutralizohet, nxënësit lirohen

(E plotësuar) Agjencitë e lajmeve raportojnë se personi i cili i kishte zënë peng dhjetëra nxënës në një shkollë në periferi të Moskës në Rusi, është “neutralizuar”, ndërsa të gjithë nxënësit janë liruar.

Më parë është raportuar se së paku një polic është vrarë, kur personi ka shtënë kundër policisë, e cila kishte arritur në vendin e ngjarjes.

Një polic tjetër është plagosur lehtë.

Ministri i brendshëm i Rusisë, Vladimir Kolokoltsev, është nisur për në vendin e ngjarjes.

Nuk janë të qarta motivet e personit që i ka zënë peng nxënësit.(rel)

Rusi: Personi i armatosur i mbanë peng nxënësit

Mediat e Rusisë raportojnë se një person i armatosur i ka zënë peng më tepër se 20 nxënës në një shkollë në periferi të Moskës.

Raportohet se së paku një polic është vrarë, kur personi ka shtënë kundër policisë, e cila kishte arritur në vendin e ngjarjes.

Një polic tjetër është plagosur lehtë.

Ministri i brendshëm i Rusisë, Vladimir Kolokoltsev, është nisur për në vendin e ngjarjes.

Nuk janë të qarta motivet e personit që i ka zënë peng nxënësit.

Mediat raportojnë se besohet se ai është prind i një nxënësi të kësaj shkolle.

Lajme të ngjashme

Back to top button