Ngjarje e rrallë/ 60-vjeçari bëhet baba, gjysh dhe stërgjysh në të njëjtën kohë (FOTO)

Patrick Sloan, një britanik 60-vjeçar nga South Yorkshire, është bërë baba, gjysh dhe stërgjysh brenda tre muajve. Gruaja, vajza dhe mbesa e tij kanë qenë shtatzënë në të njëjtën kohë dhe në një hapësirë kohë prej tre muajsh, Sloan ka përjetuar njëherësh tri ndjesitë. Në moshën 60-vjeçare ai u bë baba për herë të katërt, plot 28 vjet pas lindjes së fëmijës së tij të tretë”,- raporton Daily Record.

Patrick me bashkëshorten, Joanne dhe djalin Ethan
Gruaja e dytë e Sloan, Joanne, është vetëm 4 vjet më e madhe se vajza e tij, Odette. Kjo e fundit ka edhe një vajzë 18-vjeçare. Është rasti rrallë, por ja që kështu ka ndodhur, transmeton Revista Class.

Gruaja 39-vjeçare Joanne lindi një djalë, Ethan, në muajin mars. Ndërsa në qershor, mbesa 18-vjeçare e Patrick, Fern, solli në jetë një djalë, Mason. Vetëm dy javë më vonë, vajza e Patrick, Odette (nëna e Fern), solli në jetë një djalë, Leonard. Kështu, e gjitha merr kuptim tani apo jo?

Mason dhe Fern, mbesa e Patrick (vajza e Odette)

Pasi bëri një vazektomi (operacion për të bllokuar funksionin riprodhues te meshkuj), për t’u bërë baba në moshën 60-vjeçare, Patrick mendonte se njerëzit do ta gjykonin që do të lindte fëmijë në atë moshë, por pastaj tha se nuk i vinte aspak keq.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button