Serbia me presione ndaj shteteve që nuk e kanë njohur Kosovën

Këtë vit mbesin në fuqi angazhimet e zyrtarëve dhe diplomatëve serbë që në të gjitha takimet me zyrtarët e jashtëm dhe në tubime ndërkombëtare të lobojnë kundër njohjeve të reja të Kosovës.

Këto aktivitete do të intensifikohen sidomos pas fillimit të negociatave midis Serbisë dhe BE-së, meqë pritet që kur të hapet kapitulli 35 për Kosovën, të vijnë presione të reja që ta ndryshojnë qëndrimin e shteteve që nuk kanë njohur Kosovën.

Këto presione do të fokusohen veçanërisht në pesë shtetet anëtare të BE-së të cilat nuk e kanë njohur Kosovën, pastaj ato të Azisë, Afrikës dhe Amerikës Latine.

Siç shkruan ”Vecernje Novosti”, liderët serbë javën e ardhshme do të kenë orar të ngjeshur të aktiviteteve ndërkombëtare, pikërisht për të parandaluar një valë të re të njohjes.

Snezana Jankoviq, sekretare në MPJ të Serbisë, thotë se shumë shtete janë në presion që ta njohin Kosovën. “Megjithatë, nuk presim valë të re të njohjeve”, thotë ajo.

Lajme të ngjashme

Back to top button