Vuçiq: E parëndësishme nëse shpëtova fëmijë serb a shqiptar

Zëvendëskryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka reaguar përmes Facebookut ndaj shkrimeve në mediat e Beograd, se dy ditë më parë ai kishte shpëtuar një fëmijë shqiptar, duke e nxjerrë nga autobusi i mbetur në borë. “Nuk e di nëse ai që kam çuar deri në helikopter ishte serb, apo siç raportojnë gazetat, shqiptar. Fundja, kujt ia bën për përkatësinë kombëtare në këso rastesh”, është shprehur ai.

Mediet serbe shkruan se Vuçiq kishte nxjerrë nga një autobus, të mbërthyer në borë, që po udhëtonte nga Austria në drejtim të Kosovës.

Djalin, të cilin e mbante në duar nënkryetari i Qeverisë së serbisë, Aleksandar Vuçiq, në rrëmujën të cilën e shkaktoi bora me anë të erës së fuqishme në autostradën në Serbi, akt ky të cilin e regjistruan edhe kamerat televizive, ishte shqiptar i cili së bashku me familjen kishte qenë i bllokuar nga dëbora në autobusin i cili po lëvizte në destinacionin Austri-Kosovë.

Një dëshmitar okular ka thënë se nënkryetari Vuçiq, në momentin kur e kishte parë kishte zbritur me vrap nga helikopteri dhe papritmas e kishte kapur fëmijën në duar, i cili po qante.

”Sapo zbriti nga helikopteri menjëherë me vrap u nis drejt njerëzve që kërkonin ndihmë! Pa i thënë askujt asgjë, iu afrua njerëzve dhe kur pa fëmijën e mërdhirë nga të ftohtit, shpejt e kapi në duar dhe u nis për ta evakuuar, respektivisht për ta hipur në helikopter”, ka rrëfyer dëshmitari okular.

”Gjithçka ishte kaos, nuk kishte kohë për bisedë, as që na shkonte në mendje, e as që kishim kohë për të fol me dikë, rëndësi kishte të shpëtojmë fëmijën që ishte mërdhirë nga dëbora. E hipëm në helikopter dhe arritëm ta shpëtojmë. Nuk e dimë, as se si quhet. Askujt në atë momenti s”i shkonte ndër mend që të pyesim për të tilla gjëra, sepse fëmija qante. Më vonë morëm vesh se bëhet fjalë për fëmijë shqiptar, nga një familje e Prizrenit”, ka rrëfyer një bashkëpunëtorë i lartë i nënkryetari Aleksandar Vuçiq. 

Lajme të ngjashme

Back to top button