Viktima e aksidentit në qendrën tregtare Mavrovasja dërgonte gruan për të lindur

Bllazhe I. (33) që ndërroi jetë të shtunën në një aksident në Qendrën Tregtare “Mavrovasja” ishte duke e dërguar gruan e tij në spital S.I (21) për të lindur. 

Viktima, për shkak të dhembjeve që ka pasur gruaja e tij ka vozitur me 4 sinjale, ndërsa në veturë përveç gruas së tij ishte edhe nëna e tij dhe një shok familjar.

Gruaja e tij e cila ishte lënduar rëndë është dërguar në Klinikën për Gjinekologji dhe akusheri ku në jetë solli një vajzë, dhe gjendja e tyre momentale është stabile.

Lajme të ngjashme

Back to top button