Thaçi e siguroi ambasadorin Orav për zgjedhje demokratike

Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi sot në selinë qendrore të partisë priti në takim Ambasadorin e Bashkimit Evropian, Aivo Orav.

Në takim u bisedua për çështjet aktuale politike, zgjedhjet e shpallura si dhe zhbllokimin e procesit integrues të vendit.

Në lidhje me zhvillimin të zgjedhjeve presidenciale dhe ato të parakohshme parlamentare,  Thaçi e siguroi ambasadorin evropian se PDSH do të jetë pjesë e një procesi demokratik dhe të drejtë zgjedhor. Në anën tjetër ambasadori evropian mirëpriti përcaktimet e PDSH-së dhe shprehu pritjet e Brukselit për zhvillimin e një procesi të drejtë zgjedhor.

Teme e bisedës ishte edhe procesi integrues, me ç ‘rast bashkëbiseduesit u pajtuan se zhbllokimi i procesit integrues hap perspektiven e vendit si dhe forcon sigurinë dhe stabilitetin rajonal.  

Lajme të ngjashme

Back to top button