Kriminelet shpeshtojnë sulmet ndaj policisë

Në konflikt me armë ka ndodh në mes policisë dhe disa kriminelëve në hyrje të fshatit Çiflig të Tetovës.

I gjykuari me burg të përjetshëm ka gjuajtur drejt policëve që kanë ardhur për të kontrolluar dy makina të dyshuara të parkuara në rrugën drejt fshatit.

Sipas informacioneve të MPB-së, ekipi policor i Tetovës gjysmë ora para mesnatës është nisur për në rrugën drejt Çifligut, pasi që ishin paraqitur për dy makina të dyshuara që janë parkuar para fshatit.

Kur policët kanë shkuar në vendin e ngjarjes kanë parë makinën e tipit ‘Operl Astra’ me targa të Gostivarit dhe një person në të, si dhe një “Audi A3”, në të cilën ishin katër persona. Kur personi në makinën Opel ka vërejtur policinë ka filluar të gjuaj në drejtim të tyre, gjithashtu edhe policia ka filluar të gjuajë, por i dënuari ka arrit të arratiset.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button