Danimarkë, “shkolla e mesme raciste” shkakton debate

Formimi i klasave në një shkollë të mesme në Danimarkë sipas përkatësive etnike të nxënësve shkaktoi polemika, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas raportimeve të agjencisë zyrtare të lajmeve të Suedisë TT, një shkollë e mesme në qytetin Aarhaus të Danimarkës ka filluar t’i formojë klasat sipas përkatësive etnike të nxënësve.

Shkolla e mesme Langkaer Gymnasium e cila njihet si një ndër më të vjetrat në vend, njoftoi se këtë zbatim e arsyetoi si përpjekje për “tërheqjen e danezëve në shkollë”.

Theksohet se në 8 vitet e fundit përqindja e danezëve në shkollë ka rënë prej 75 për qind në 20 për qind.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button