Samsung më në fund shpjegon pse bateritë e Galaxy Note 7 po eksplodojnë

Bateritë e Galaxy Note 7 vazhdimisht janë duke eksploduar, duke shkaktuar mbi 35 aksidente të evidentuara nga Samsung pasa se të tërhiqen nga kjo kompani, transmeton koha.net.

Kompania ka identifikuar këto bateri të prodhuara nga Samsung SDI e edhe ka gjetur shkakun e eksplodimit, ndërsa ka vendosur që të tërheq të gjithë 2.5 milionë Galaxy Note 7.

Nga kompania e Samsung kanë shpjeguar arsyen e eksplodimit: “Bazuar në hetimet tona, ne kemi mësuar se ka probleme me qelizat e baterisë”, transmeton koha.net.

“Një mbinxehje e qelizave të baterisë ndodhë kur anoda vije në kontakt me katoda, që është një gabim shumë i rrallë që mund të ndodh gjatë prodhimit të baterisë” kanë shtuar ata.

Nuk është shpjeguar në detaje problemi se çfarë ndodh, por nëse anoda dhe katoda vijnë në kontakt direkt, rezultati nuk është i mirë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button