PPD do të garojë vetëm në njësinë e gjashtë, bartës i listës Muhamet Halili

Partia për Prosperitet Demokratik në një konferencë të mbajtur sot, ka shpalosur platformën e kësaj partie me moton “Sërish Kthehemi mes Jush” për zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

PPD-ja, do të garojë vetëm në njësinë numër gjashtë. Shef i shtabit zgjedhorë të kësaj partie Zejnulla Salihu tha se PPD-ja është parti serioze dhe në këto zgjedhje do të kandidojë vetëm në njësisë zgjedhore numër gjashtë ku bartësi i listës do të jetë Muhamet Halili, ish ambasador dhe ish deputet i PPD-së. 

Sipas Salihut PPD-ja, është munduar që në Kumanovë dhe në Studeniçan të bëj koalicion me degën e RDK-së në këtë zonë, por ka hasur në obstruksion nga kjo parti.

Lajme të ngjashme

Back to top button