fbpx

BDI sonte do të mbajë Konventën promovuese për zgjedhjet parlamentare

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) sonte do të mbajë Konventën promovuese për zgjedhjet parlamentare 2014, ku do t’i prezantojë kandidatët për deputet të të gjitha njësive zgjedhore. 

Tubimi do të mbahet në Sallën sportive “Boris Trajkovski”. Fushata presidenciale fillon ditën e shtunë, ndërsa listës zgjedhore të BDI-së do i prijnë: 

Ali Ahmeti në njësinë zgjedhore gjashtë, Musa Xhaferi në pesëshin, Ermira Mehmeti në njësinë një, në dy bartës do jetë Rexhail Ismaili, në 3 BDI niset me Behixhudin Shehapin, ndërsa për të parën herë kjo parti del me kandidatë të vetin edhe në njësinë 4 me Nexhati Jakupin. 

Ndryshe, BDI garon me deputetë të saj edhe në diasporë edhe atë në Evropë me Ismail Behlulin, në Amerikë apo njësinë zgjedhore 8 me Tefik Abdullahin, ndërsa në Australi me Driton Malikun.

Lajme të ngjashme

Back to top button