Krerët e bashkësive fetare ftojnë qytetarët të votojnë sipas bindjeve të tyre

Krerët  e bashkësive fetare në Maqedoni, u bëjnë thirrje besimtarëve dhe të gjithë qytetarëve që në zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare, ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre kushtetuese dhe të votojnë sipas bindjeve të tyre, me dinjitet, përgjegjësi dhe sjellje njerëzore.

Në komunikatën e nënshkruar nga të gjithë krerët e bashkësive fetare në Maqedoni, thuhet se të gjithë  kemi përgjegjësi për të ardhmen dhe prosperitetin e vendit.

“Duhet të tregojmë se jemi shtet me kapacitet shtet formues me principe ndërkombëtare, po parasë gjithash trashëgues të vlerave të vërteta fetare dhe shpirtërore. Liria e zgjedhjes është e drejta bazë, e cila nuk është vetëm vlerë e shoqërisë bashkëkohore, por është edhe pjesë fondamentale e çdo feje”, thuhet në komunikatë.

Lajme të ngjashme

Back to top button