Banja e Kumanovës më në fund funksionale (FOTO)

Banja e Kumanovës është hapur që nga 31 gushti dhe është në dispozicion të vizitorëve nga ora 7 e mëngjesit deri në 7 të mbrëmjes. Banja është rinovuar tërësisht, nga ana e Shoqatës për Prodhim, Ndërtim, Tregti dhe Shërbime “Premium Minerali”-Kumanovë, së cilës banja i është dhënë me koncesion prej vitit 2012, për 30 vjet. Nga SHT “Premium Minerali” treguan për Portalb se arsyeja e mos-funksionimit të banjës deri tani ishte mos-dhënie e lejes së nevojshme shoqatës për fillim me punë.

“Na është dhënë koncesion prej vitit 2012 për 30 vjet, me mundësi për ta vazhduar edhe për 30 vjet të tjera. Por nuk na jepnin leje. Sikur të na kishin dhënë leje ne do të kishim filluar menjëherë me punë. Më 1 gusht na e dhanë lejen, më 31 gusht e hapëm banjën. E kemi renovuar pishinën dhe tërësisht objektin brenda.”-deklaroi për Portalb , menaxheri gjeneral ekzekutiv i SH.T. “Premium Minerali”, Zoran Andonovski.

Por më 15.11.2015 nga Sektori për urbanizëm, aktivitete komunale dhe mbrojtje të mjedisit dhe natyrës nuk kishin komentuar asgjë rreth privatizimit të banjës para shumë viteve nga ndërmarrja “Biserka”, tashmë e falimentuar. E as që kishin treguar se të njëjtën ia kanë dhënë në koncesion një firme tjetër. Atëherë vetëm kishin deklaruar: “Në rrjedhë është procedura për përgatitjen e planit të përgjithshëm urbanistik dhe planit të detajuar urbanistik, në të cilin do të përfshihet kompleksi i banjës.”

LEXO: Banja shëruese e Kumanovës, resurs i pashfrytëzuar natyror (FOTO+VIDEO)

img_0060

“Interesimi i njerëzve është i madh dhe po rritet nga dita në ditë. Vijnë nga vende të ndryshme, nga Kratova, Pallanka, po edhe nga Serbia e më gjërë.”-u shpreh Andonovski.

orariBanja është e hapur nga ora 7:00 deri në orën 19:00, ashtuqë hynë me radhë një herë femrat e pastaj meshkujt. Hyrja paguhet 100 denarë. Orarin mund ta shihni në foton e bashkangjitur.

 

Sipas menaxherit gjeneral ekzekutiv, për shkak të përbërjes së ujit, banja nuk është e mbuluar, andaj nuk mund të shfrytëzohet gjatë dimrit. Sipas tij, banja do të jetë e hapur pjesën më të madhe të vitit përveç dy-tre muajve të dimrit. Ndërsa poashtu bëri të ditur se po bëjnë analiza për të kuptuar nëse ka mundësi që banja të mbulohet pa ia humbur ujit vetinë shëruese, në mënyrë që të shfrytëzohet edhe gjatë sezonit dimëror. Por mbetet të shihet në të ardhmen nëse kjo është e mundur.

Ndryshe, Banja e Kumanovës është i përshtatshëm për shërimin e sëmundjeve të sistemit nervor dhe sistemit të tretjes. Është e dobishme ndaj gastritit, ulçerës në zorrën dymbëdhjetë-gishtore, ndaj hepatit miokardit, sëmundjeve kronike inflamatore të zorrëve dhe formave të lehta të diabetit, për traktin urinar dhe fshikëzën, veshkat, neurozat, pagjumësinë, lodhjen nervore dhe mendore, problemet gjinekologjike, për problemet e dhëmbëve (veçanërisht atë të pranisë së fluorit) etj.

Banja e Kumanovës në përbërjen kimike është identike me Banjën e Bukoviçkës dhe Vërnjaçkës në Serbi, me Visha Banjën në Francë, me burimet Wildungen dhe Mariana Lazne në Republikën Çeke. Sipas disa analizave, banja është edhe më e mirë, pasi nuk i ka mangësitë që ata kanë./Portalb.mk

3

1

2

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button