Maqedonasit e Australisë mendojnë t’i bojkotojnë zgjedhjet parlamentare

Anëtarët dhe simpatizuesit e VMRO DPMNE-së në Australi para disa ditëve kishin dërguar letër paralajmëruese deri te partia me seli në Shkup se nuk do të votojnë në zgjedhjet e sivjetme të parakohshme parlamentare nëse emërohet për deputet njëri prej tre emrave: Millorad Dodevski, Valentin Ristevski dhe Vasko Naumoski. 

Megjithatë partia e Gruevskit nuk e ka dëgjuar rekomandimin e diasporës maqedonase në Asutrali dhe ka emëruar Vasko Naumovskin. 

Pas këtij vendimi diaspora maqedonase në Australi ka dalë me qëndrim se mund t’i bojkotojnë zgjedhjet, por ende nuk kanë marrë qëndrim përfundimtar duke e konsideruar se nuk do të shpejtojnë të marrin ndonjë vendim në dëm të interesave maqedonase. 

Ata megjithatë kanë paralajëmruar Gruevskin se nuk janë makineri votuese dhe duhet të dëgjohet zëri i tyre.

Lajme të ngjashme

Back to top button