Short për renditjen e listave të deputetëve

Sipas Afatit kohor për veprime zgjedhore për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, Komisioni shtetëror zgjedhor sot duhet të hedhë shortin për renditjen e listave në fletëvotim.

Në njësinë zgjedhore ku nuk do të ketë përfaqësues të vetin, numri përkatës i bartësit të listës do të mungojë, ndërsa në vend të tij do të shënohet numri rendor i bartësit të ardhshëm pa lënë vend të zbrazët. Listat e kandidatëve të propozuara nga koalicioni i kryesuar nga një parti e njëjtë politike, pa dallim të numrit të partive politike në koalicionin në komuna të ndryshme, respektivisht njësi zgjedhore, kanë numër të njëjtë në të gjitha komunat, respektivisht në të gjitha njësitë zgjedhore.

KSHZ-ja i ka vërtetuar 14 lista e kandidatëve zgjedhjet e treta të parakohshme parlamentare. Lista kanë dorëzuar pesë koalicione dhe nëntë parti.

PDSH ka dorëzuar lista për NJZ 1,2,3,5,6,7 dhe 8, RDK për NJZ 1,2,5,6 dhe 7, PPD për Njësinë e gjashtë zgjedhore, koalicioni për Maqedoninë Pozitive në NJZ 1, 2, 3, 4,5 dhe 6, koalicioni Dinjitet për Maqedoninë në NJZ 1,2,3,4,5,6 dhe 8, VMRO-PP në NJZ 1,2,3,4,5,6, LNM në NJZ 1 2,3,4,5, LSDM dhe koalicioni në NJZ 1,2,3,4,5,6,7,8 dhe 9, PSDM në NJZ 1,2,3,4,5 dhe 6, PPE në NJZ 1 dhe 2, PIE në NJZ 1,2,5 dhe 6, koalicioni GROM në NJZ 1,2,3,4,5 dhe 6, VMRO – DPMNE dhe koalicioni në NJZ 1,2,3,4,5,6,7, 8 dhe 9 dhe BDI në NJZ 1,2,3,4,5,6,7,8 dhe 9.

Më 9 prill, KSHZ-ja në shtypin ditor duhet t’i publikojnë listat e vetme të vërtetuara të kandidatëve për deputetë në zonat elektorale.
Deri nesër KSHZ-ja duhet të paraqesë listat e votuesve deri te partitë politike, të cilat kanë afat prej pesë ditëve për të dërguar një kërkesë në Komisionin për regjistrim, plotësim dhe fshirje të të dhënave. KSHZ-ja duhet të nënshkruajë listën e mbyllur zgjedhore brenda 17 prillit.

Fushata për zgjedhjet parlamentare do të fillojë më 5 prill dhe për shkak të raundit të parë të zgjedhjeve presidenciale do të ndërpritet më 12 dhe 13 prill. Këto janë zgjedhjet e treta të parakohshme parlamentare në Maqedoni dhe do të mbahen më 27 prill, në raundin e dytë të zgjedhjeve për president të shtetit.

Lajme të ngjashme

Back to top button