Shkëndija – Bregallnica të shtunën transmetohet në MTV

Përballja e xhiros së 26-të në Ligën e Parë të futbollit në vend, ndërmjet Shkëndijës dhe Bregallnicës do të luhet të shtunën me fillim në orën 15:00. Ndeshja do të luhet një ditë më herët se përballjet tjera, pasi që të njëjtën javë në teren vendas do të luajë edhe Renova, e cila të dielën do presë Pelisterin. 

Vendimi për orarin e ndeshjeve ka ardhur me marrëveshje të përbashkët ndërmjet dy kryesive të Shkëndijës dhe Renovës, si dhe komisarit për gara pranë FFM-së, Vasko Dojçinovski. 

Ndërkohë, pasi që edhe nga Radio Televizioni shtetëror i Maqedonisë kanë informuar se dy përballjet e kësaj xhiroje që do luhen në Tetovë dhe do të transmetohen direkt, është vendosur që takimi të fillojë në orën 15:00.

Lajme të ngjashme

Back to top button