Visar Rexhepi sjell super hitin e ri i – “Shuaje zjarin” (VIDEO)

Këngëtari i mirënjohur shkupjan, fitues i shumë çmimeve në festivale, Visar Rexhepi ka sjellë një super hit të ri të këngës me titull “Shuaje zjarin”.

Vetëm tre muaj më parë Visar Rexhepi kishte lansuar videoklipin e këngës së përpunuar “Si lule pranvere”, që ishte pritur me shumë dashamirësi nga publiku, një këngë e kënduar viteve te 90-ta, por shumë e dashur tek publiku.

Këngëtari dhe kantautori Rexhepi tani së fundi lansoi hitin e ri “Shuaje zjarin”, që sjell ritëm të kombinuar me një tekst të mrekullueshëm të autorit Avni Qaili.

Edhe kësaj radhe besimin për të bërë videoklipin Visar Rexhepi ja kishte dhënë kompanisë së mirënjohur nga Gjilani, “Urban Graphics”, me të cilët ka mbetur i kënaqur në projektet e fundit “Si lule pranvere”, ndërsa për fotografit është përkujdesur Hajrush Mani.

Për të dëgjuar tingujt e këngës së re dhe për të shikuar koloritin e ngjyrave të videoklipit, ju ftojmë që ta shikoni këngën në kanalin zyrtar në youtube.

dsc_41788 dsc_43055 dsc_41555

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button