Ivanov: do të punojmë të përkushtuar, bashkë me Qeverinë

Kandidati presidencial Gjirgje Ivanov, ka prezantuar dje programin e tij në Dellcev dhe ka kërkuar përkrahje për realizimin e këtij programi gjatë mandatit të dytë presidencial.

“Para fillimit të fushatës, isha në pjesën lindore të vendit, takova shumë njerëz, duke iu treguar për punën që kamë bërë gjatë pesë viteve të kaluara, duke i dëgjuar edhe kërkesat e tyre. Mund të ju them se do të punojmë të përkushtuar, në mënyrë ekipore me qeverinë dhe kryetarin e komunës që të përmirësohen kushtet e jetesës”, tha Gjorgje Ivanov.

Duke folur për politikën e jashtme, Ivanov, theksoi se  anëtarësimi i Maqedonisë në NATO dhe BE, mbeten përcaktime strategjike, për të cilët në mënyrë të hapur do të angazhohet ehde në të ardhmen.

Lajme të ngjashme

Back to top button