FIFA mund t’i ndëshkojë edhe Realin e Atleticon

Pas Barcelonës, FIFA ka gjasa t’i bllokojë edhe transferimet e Real Madridit dhe Atletico Madridit. Sipas medieve spanjolle, dy klubet nga Madridi janë duke u hetuar për parregullsi në transferime.
Gjatë ditës së mërkurë, shtëpia e futbollit botëror i ka bllokuar klubin katalunas transferimin e lojtarëve në afatin kalimtar të verës, dhe atij në janar të vitit 2015.

FIFA këtë vendim e ka marrë pas shkeljes së rregullave për angazhimin e dhjetë futbollistëve të rijn, procedurë gjatë së cilës janë bërë shkelje të ndryshme, përfshirë artikullin 19 të rregullores për transferimin e të rinjve.

Ndërsa, sipas gazetës spanjolle AS, Real Madrid dhe Atletico Madrid janë duke u hetuar nga FIFA për të njëjtat vepra dhe në këtë mënyrë rrezikojnë të marrin dëbimin sikurse të Barcelonës.

FIFA lejon blerjen e lojtarëve minorenë vetëm në tre raste:

1. Kur familja e futbollistit ndryshon vendbanimin dhe transferohet në qytetin ku bën pjesë klubi për arsye të ndryshme sportive.

2. Kur futbollistët blihen brenda territorit të Bashkimit Europian dhe nuk duhet të jenë më pak se 16 vjec.

3. Kur lojtari jeton jo më shumë se 50 kilometra përtej kufirit të një federate tjetër dhe klubi që e blen duhet të ketë të paktën të njëjtën distancë gjeografike.

FIFA e ka kuptuar shumë mirë që Barcelona nuk i ka plotësuar këto norma në rastin e Lee Seung Yoo dhe të nëntë 9 futbollistëve të tjerë të kanterës dhe prandaj mori vendimin ekstrem për Barçën.

Lajme të ngjashme

Back to top button