Kumanovë, nxënësit e shkollës së Opajës vazhdojnë pushimin, shkolla nuk është gati (FOTO)

Për nxënësit e shkollës fillore “7 Marsi” në fshatin Opajë, të Komunës së Likovës pushimi veror është zgjatur si pasojë e punimeve që aktualisht po zhvillohen në objektin shkollor. Nga drejtoria konfirmuan për Portalb se për shkak të rindërtimit të objektit procesi edukativo-arsimor është prolonguar deri më 15 shtator.

“Mësimi është prolonguar prej 1-15 shtator me vendim të Këshillit të shkollës dhe Këshillit të prindërve dhe për këtë është njoftuar edhe komuna edhe Ministria e Arsimit dhe Shkencës”- deklaroi për Portalb, drejtori i shkollës, Besnik Ibrahimi.

Nga ajo që shihej sot, nuk mund të dihet nëse punimet do të përfundojnë deri në datën e lartëpërmendur, por një gjë është e sigurtë: Sh.f. “7 Marsi” nuk është më si më parë (Të shikohen fotot e bashkangjitura), nuk ka më dyer, dritare e dysheme të kalbura e as nuk do të ketë më nevojë për drunj për ngrohje, pasi nxemjet qëndrore veçmë janë vendosur.

1

Vetë drejtori sqaroi “Janë ndërruar të gjitha dritaret, dritaret e reja janë prej PVC plastike. Janë ndërruar edhe dyert brenda objektit. Janë ndërruar poashtu edhe poçet e rrymës elektrike. Dyshemeja po shtrohet me ibercuk. Sot përfundoi vendosja e nxemjeve qëndrore. Mbetet vetëm që të lyhen muret brenda shkollës”.

Sipas Ibrahimit, problemi i mungesës së hapësirës për bibliotekë e kabinete nuk është zgjidhur. Por psikologes së shkollës tashmë i është ndërtuar zyrë e posaçme.

2

Ndryshe, nga artikulli i shkruar nga Portalb më 08.11.2015, publiku u njoftua me gjendjen e mjerueshme në të cilën ishte shkolla në fjalë. Atëherë ndër tjerash shkolla përballej me mungesë të drunjve për ngrohje. Ndërsa në veçanti problem paraqiste dyshemeja e kalbur. Atëherë kryetari i komunës kishte konfirmuar se kërkesa e shkollave është përfshirë në projektin komunal, i cili do të realizohet në mars të vitit 2016.

“Po, kemi projekt konkret për renovimin e të gjitha shkollave fillore të komunës, prej fshatit Llojan e deri në fshatin Nikushtak. Për këtë kemi angazhuar inxhinjer, i cili i ka vizituar shkollat dhe kemi hapur tender. Sot kemi pranuar kredinë prej 500 000 euro nga Banka Botërore. Brenda dy muajve do të nënshkruajmë kontratën dhe besoj se deri në mars të vitit 2016 ky projekt të përfundojë.”-kishte thënë kryetari i komunës së Likovës, Sadulla Duraku./Portalb.mk

3

4

5

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button