Një tjetër kuqezi i bashkohet Kosovës, 21-vjeçari: Nuk mund t’i them jo

Një tjetër futbollist me origjinë kosovare, i cili ka qenë pjesë e ekipit kombëtar U21 të Shqipërisë ka vendosur që në të ardhmen të mos vijojë më të luaj për fanellën kuqezi, por për atë të Kosovës, njofton Top Channel.

Është pikërisht mbrojtësi i krahut të djathtë Mërgim Vojvoda, i cili përmes profilit të tij në Facebook ka bërë publik edhe vendimin për të vijuar karrierën e tij ndërkombëtare me Kosovën.

Ndërsa falenderon tifozët shqiptarë për mbështetjen, 21 vjeçari, i cili luan në ligën elitare në Belgjikë për Royal Excel Mouscron, shprehet se Kosovës nuk mund t’i thotë dot jo.

“Ky vendim imi është një zgjedhje logjike për Kosovën, pasi aty kanë lind prindërit e mi, aty është shtëpia jonë. Thjesht, unë Kosovës nuk mund t’i them jo”, shkruan Vojvoda duke theksuar gatishmërinë për t’iu bashkuar kombëtares së parë të Kosovës nëse kjo e fundit do ta thërrasë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button