Thaçi: E vendosa Zija Jonuzin sepse ai është morali i opozitës

Sonte në Strugë qëndroi kryetari i PDSH-së dhe përfaqësuesit më të lartë të saj, të cilët prezantuan kandidaturën për president të Iljaz Halimit në fshatrat Frëngovë, Kalishtë, Shum dhe së fundmi tubimi qendror i cili u mbajt në fshatin Ladorisht. Kryetari i PDSH-së në fjalën e tij, theks të veçant vuri mbi zhvillimet e fundit mes degës së PDSH-së në Strugë dhe  qendrës së kësaj partie. Në fjalën e tij ai mbrojti qëndrimin e kuvendit qendror pro kandidaturës së Zija Jonuzit, duke e cilësuar atë si një njeri i cili nuk lejon që opozita të bëhet objekt shitblerjesh, shkruan portali Drini.mk.

“Vëllezër dhe motra, unë jam lideri i opozitës, jo i vetshpallur por i nominuar me 90 mijë vota. Nuk kam në dorë asnjëfar pushteti, instrumentet e pushtetit janë tek të tjerët, tek kryeministri, tek ministrat dhe tek kryetarët e komunave. Unë kam një pushtet tjetër që është shumë i fortë, kam pushtetin moral. Pushteti moral i opozitës, nuk shitet dhe nuk blehet, nuk kërcënohet dhe nuk friksohet.

“Cilët janë arsyet që unë vendosa që Zija Jonuzi të jetë bartës i listës dhe Nafi Doko i dyti. Ka shumë njerëz biznesmenë të fortë në njësinë nr.5 që mund tmi japin 500 mijë euro që t’bëhen deputet dhe ta zënë vendin e Zijajt, nja 200 mijë që ta zënë vendin e Nafiut dhe unë i bëj nja 1 milionë euro. Zijai nuk ka aq para, as 500 mijë as 5 euro, ai është  pushteti moral i opozitës që nuk lejon që opozita të bëhet objekt shitblerjeje. Gjuha e pushtetit të vërtet e kryeministrit, ministrave dhe kryetarit të komunës është, dhuna, shantazhi, kërcënimi për largim prej pune. Cka ndodh me PDSH-në në Strugë, flet PDSH-ja apo flet gjuha e forcës, pushteti që i kërcënon njerzit, kryetari i komunës, drejtori i parë, drejtori i dytë apo kryeshefi i arsimit. Nuk bisedohet për ndonjë ide tjetër. Do të kisha pranuar vetëm tre argumente nëse japin kundër Zijait”. tha mes tjerash kryetari i PDSH-së në Ladorishtë të Strugës.

Më pas Thaci komentoi edhe kundërkandidatët e Jonuzit nga ky qytet, duke theksuar se janë kandidatura të imponuara për arsye të ndryshme.

“Kunërkandidatët e Zijajt janë milionerë si Ramiz Merko që e shtin në xhepin e vogël Ali Ahmetin dhe duhet patrjetër ta kandidojë, ne duhet detyrimisht të shkojmë drejtë kësaj rruge.Nuk është e drejtë kjo sjellje. Të gjithë ato që janë të kërcënuar me vendin e punës, te kryetari i komunës, te njëri drejtor, te tjetri, lirisht le të vijnë këtu se do ti mbrojë opozita dhe pushteti moral i saj”. tha mes tjerash Thaci në tubimin qendror të PDSH-së në Ladorisht./Drini.mk

Lajme të ngjashme

Back to top button