Brezi i Sharrit do të bëhet park nacional, BDI ende premton

Sigurisht që edhe BDI kujdeset për mjedisin jetësor si dhe pasuritë natyrore, aq më shumë kur ato kanë vlerë kombëtare. Kjo dëshmohet edhe me projektin e kësaj partie për të shndërruar Brezin e Sharrit në park nacional.

Por ja që projektet e tilla madhore dhe me interes për shoqërinë, siç duket shërbejnë vetëm për të zbukuruar dhe pasuruar platformat dhe programet zgjedhore të BDI-së, pasi që kur është premtuar nuk është ndërmarrë asnjë hap për të realizaur këtë projekt. 

“Brezi i Malit Sharr potencial i mire? pe?r park nacional dhe bashke?punim rajonal Maqedoni, Shqipe?ri dhe Kosove? ne? kuade?r te? Brezit te? gjelbe?r Evropian”, theksohet në programin e BDI-së të vitit 2011.  

Ky mandat nuk i mjaftoi BDI-së që të marr ndonjë iniciativë për këtë projekt. Si rrjedhojë ky projekt farë nuk përmendet në raportin llogaridhënës të saj. Por BDI nuk devijon nga qëllimet e saj, edhe në programin e ri të vitit 2014 premton qe Brezin e Sharrit do ta shndërroj në park nacional. 

“Duke patur parasysh vlerat dhe pasuritë natyrore të Sharrit, do të promovohen iniciativa të shpalljes së brezit të Sharrit si park nacional, që është në vijë me “Brezin e gjelbër Evropian” (Maqedoni, Shqipëri, Kosovë), theksohet në programin e BDI-së për vitin 2014.

Në kuadër të programit të saj, BDI përfshin edhe projektet të tjera për të nxitur bashkëpunimin ndërkufitar; sikurse ‘Liqeni i Prespës’  si rajon i përbashkët zhvillimi në më shumë aspekte, ekonomi, kulturë turizëm, etj.  (Maqedoni, Shqipëri, Greqi).

‘Kodra e diellit dhe Brezovica’– do të përkrahen inciativa të bashkëpunimit me ofertë të përbashkët turistike (Maqedoni, Kosovë)./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button