Iljaz Halimi në Kërçovë: Marrëveshja me VMRO-në e domosdoshme

Partia Demokratike Shqiptare sot në tubimin e realizuar në qytetin e Kërçovës promovoi kandidatin e saj për president, Iljaz Halimin. Në fjalimin e tij, Halimi tha se kalimi i tij në raun të dytë do ta kushtëzonte VMRO-DPMNE që të pranonte disa nga kërkesat e kësaj partie që njëkohësisht janë në të mirë të shqiptarëve të Maqedonisë, transmeton Portalb.

“Do të lidhim marrëveshje me VMRO, për të drejtat tona. Puna e parë do të jetë ndryshimi i kushtetutës për zgjedhjen e kryetarit të shtetit që në të ardhmen ai të zgjidhet nga votat e shumicës së deputetëve në parlament. Vetëm atëherë, ne si shqiptarë do të fitonim ose kryetarin e shtetit, ose kryetarin e parlamentit ose edhe kryeministrin.”

Më pas ai shtoi “Fundja, nëse mbesim unë dhe Ivanov në garën e raundit të dytë, dhe VMRO nuk pranon ofertën për marrëveshje unë tërhiqem dhe ai nuk do të mund të fitojë 870 mijë votat e nevojshme.” /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button