PSG ia ftohë Chelseat, Reali hakmerret ndaj Dortmundit

Real Madridi është pothuajse i kualifikuar në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve pas fitores bindëse në ndeshjen e parë me Borusia Dortmund. Madrilenët i janë përgjigjur me fitore 3:0 skuadrës që vitin e kaluar i eliminoi nga Liga e Kampionëve.

Bale që në minutën e tretë paralajmëroi gjermanët se do të ketë gola në këtë ndeshje duke shënuar për 1:0. Isco shënoi gol të bukur në minutën e 27 për 2:0. Ronaldos i erdhi radha për gola në minutën e 57 të ndeshjes.

Dortmund kishte disa raste të volitshme për gol por që vërehej haptazi mungesa e Lewandowskit në këtë ndeshje. Lajm i keq për Realin në këtë ndeshje ishte një lëndim i Ronaldos në minutat e fundit të ndeshjes.

Kampioni francez, PSG-ja, shënoi fitore 3:1 në përballje me Chelseat. Ballafaqimi në mes këtyre rivalëve ishte i baraspeshuar dhe me lojë të mirë. Vendasit kaluan në epërsi në minutën e 4-të përmes futbollistit Lavezzi. 

Të kaltrit e barazuan rezultatin përmes penalltisë kur realizoi Hazard në minutën e 27-të. Luiz në minutën e 61-të qe fatal për ekipin e tij kur shënoi autogol dhe për (2:1) për PSG-në. 
Zëvendësuesi Javier Pastore realizoi gol për fitoren e thellë 3:1 në minutën e 90+3. Chelseat i mbetet pas një jave në Londër që të përmbysin rezultatin, kurse PSG-ja që të ruajnë epërsinë.

Lajme të ngjashme

Back to top button