fbpx

Berisha: Ekonomia shqiptare drejt recesionit

Në një postim në rrjetin social “Facebook”, ish-kryeministri Berisha ka lëshuar akuza ndaj qeverisë “Rama”.

Berisha ka shkruar se ekonomia e vendit është duke shkuar drejt recesionit, si pasojë e mosrealizimit të të ardhurave, dhe humbjeve të mëdha të CEZ-it, që po përshpejtojnë përkeqësimin e gjendjes ekonomike.   

Mesazhi

Me antireformën ekonomike, rritjen e ndjeshme të taksave, rritjen me 2.3 herë të borxhit publik në vetëm 16 muaj krahasuar me rritjen e tij ne vitet 2005-2013, ekonomia shqiptare po shkon drejt hyrjes se sigurt në recesion dhe drejt skenarit grek.

Marrëveshja me FMN-në për 300 milionë euro kredi të butë parashikon rritjen e 10 taksave të tjera, por edhe ngrirjen e rrogave dhe pensioneve.Mirëpo, mosrealizimi i të ardhurave dhe humbjet e mëdha në CEZ po përshpejtojnë përkeqësimin e gjendjes ekonomike.

Prandaj dje, Rama njoftoi në Komisionin parlamentar, nëpërmjet zëdhënësit të tij për financat, Cani, se në rast se gjendja energjetike do përkeqësohet më tej, atëherë do të preken, pra, do te ulen rrogat dhe pensionet,”- thekson Berisha./ Shekulli

Lajme të ngjashme

Back to top button