Mbërrin në Tiranë Bebe Rexha, shikoni momentet e pritjes

Artistja shqiptare me famë botërore ka mbërritur pasditen e sotme në Tiranë. 27-vjeçarja është pritur në aeroport nga dhjetëra fansa, të cilët përveҫ se i kanë dhuruar lule, i kanë këkruar të bëjë edhe foto me ta.

Nesër në mbrëmje, Bebe Rexha do të performojë në një koncert në sheshin “Nënë Tereza”. Në foto e postuar së fundi në Snapchat-in e saj, ajo thotë se mbrëmja e nesërme do të jetë e ҫmendur.

Gjatë udhëtimit, këngëtarja ka postuar edhe foto duke kënduar në gjuhën shqipe. Gjatë një ndalese në Romë, ajo ka postuar një video ndërsa është duke kënduar së bashku me bashkëpunëtorët këngën  “Xhixhile moj xhixhile”.

Edhe në Instagram, ylli i “No Broken Hearts” ka postuar një foto nga pritja e fansave në aeroport.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button