LGBT: Politikanët shqiptarë të heqin dorë nga homofobia!

Politika është ajo që i shërben qytetarëve dhe jo grupeve të ngushta të interesit, në një forum demokratik siç është parlamenti. Ajo nuk mund të përfshijë disa njerëz e të përjashtojë disa të tjerë. Ky është diskriminim! Këtë mesazh e ka përcjellë Shoqata e Lezbikeve, Gejve, Biseksualëve/eve dhe Transeksualëve/eve  “LGBT Junated” Tetovë përmes një kumtese.

“Çdo politikan ka për detyrë të përulet përpara njerëzve që e votojnë, qofshin këta gej e lezbike, gra dhe burra, fëmijë apo të rinj! Ju keni për detyrë të respektoni dinjtetin e çdo qytetari, të respektoni ligjet që miratoni vetë dhe t’i jepni fund hipokrizisë disa vjeçare, që kërkon Europën, por jo vlerat europiane.” thonë nga LGBT. 

Ata kanë kërkuar nga politikanët shqiptar ti respektojnë të drejtat e njeriut.

“Politikanët, ata të cilët e supozojnë veten si elita e shoqërisë, janë aty të përbetuar për t’i shërbyer interesave të publikut. Nuk mundet të shkojnë përpara publikut me dalldisje hyjnore, filozofike dhe emocionale duke çaprallisur retorika raciste dhe homofobike, tipike për vitet ‘50-60 të shekullit të kaluar, por të ulen me qytetarët në mënyrë të barabartë dhe t’i njohin ata për atë ç’ka janë e jo për atë ç’ka u thotë mendja e tyre.” thonë nga LGBT.

Ata kërkojnë nga faktori politik shqiptar në Maqedoni të përmbahet nga gjuha e urrejtjes drejtuar komunitetit LGBT dhe reptësisht të gjykojë, ndalojë retorikën homofobike gjatë procesit parazgjedhor. 

“Gjithashtu kërkojmë që të mos e mohojnë ekzistencën e shumë personave LGBT shqiptarë dhe  në programet e tyre për zgjedhjet parlamentare të futen  programe të cilët do te përfshijnë edhe inkuadrimin direkt të personave LGBT në të gjitha sferat,  në fokus të veçantë ndryshimet në ligjin për ndalimin dhe mbrojtjen nga diskriminimi,  ku edhe një herë kërkojmë që orientimi seksual dhe identiteti gjinorë të njihen si bazë e diskriminimit .” thuhet në kumtesën e LGBT-së.

Lajme të ngjashme

Back to top button