Rama: Kanabisi po luftohet seriozisht që kur erdhëm ne në pushtet

Kryeministri Edi Rama, duke marrë fjalën në seancën plenare të kësaj të enjteje ka akuzuar opozitën se ka bërë një “propagandë të madhe” me çështjen e kultivimit të hashashit.

Duke iu referuar komunikatave të policisë kur në pushtet ishte qeveria e djathtë, Rama ka deklaruar se asgjësimi i sipërfaqeve me kanabis atëherë ishte minimal.

“Në vitin më të mirë të qeverisjes së PD u asgjësua vetëm 7 për qind e sipërfaqeve me hashash”, ka thënë Rama, duke i bërë kontrast pretendimeve të opozitës me ndërhyrjen në Lazarat.

“Lazarati ka qenë banka e madhe e parasë së zezë, të cilën ne e shkatërruam”, ka thënë ai, për të shtuar se kurrë më parë lufta kundër drogës nuk ka qenë kaq serioze. “

Ky fenomen po luftohet seriozisht që kur erdhi në pushtet kjo qeveri dhe kur u vu në detyrë ky ministër i Brendshëm”, ka thënë Rama, duke iu referuar Saimir Tahirit.

Këtyre deklaratave u është përgjigjur deputetja e PD, Jozefina Topalli, e cila ka thënë: “Zoti kryeministër, ky ishte fjalimi më qesharak i yti. Askush nuk i beson ato që the. Hashashi do të jetë njolla jote e turpit”, transmeton Top Channel.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button