Petkovski do të kërkoj drejtësi në Strasburg për kontestin me Gruevskin

Lideri i PRSD-së Tito Petkovski informoi se pas vendimit të gjykatës së Apelit se duhet ti paguaj 12 mijë euro kryeministrit Gruevski ka dërguar kërkesë në Gjykatën Kushtetuese duke kërkuar nga gjykatësit për ta ndaluar procesin e vendimmarrjes.

“Nëse nuk jam i kënaqur me vendimin e gjykatës kushtetuese do të kërkoj ndihmë nga gjyka ndërkombëtare për të drejta të njeriut në Strasburg”, potencoi lideri i PRSD-së.

Sipas tij, në Maqedoni, zyrtarë të qeverisë kur padisin për shpifje dhe fyerje, presin të fitojnë lotari.

Sipas Petkovskit ato marrin shuma të mëdha të parave nga të pandehurit.

Ai ndjehet i zhgënjyer nga gjykata dhe sugjeron që të merren parasysh praktikat e Gjykatave Evropiane.

Lajme të ngjashme

Back to top button