Fidanovski nominohet për anëtar të Agjencisë për media

Këshilli drejtues i Shoqatës së gazetarëve të Maqedonisë në mbledhjen e mbajtur me 31 mars me votim të fshehtë nominoi gazetarin Zoran Fidanovski për anëtarë të Këshillit të Agjencisë për shërbimet audio dhe audiovizive mediatike.

Gazetari Fidanovski fitoi shumicën e votive të anëtarëve të pranishëm në mbledhjen e Këshillit drejtues në garë me 10 kandidatë tjerë, të cilët u paraqiten në shpalljen e SHGM.

Me këtë SHGM plotësoi obligimin për nominimin e një anëtari në Agjencinë për shërbimet audio dhe audiovizive mediatike pasi Komsioni për zgjedhje dhe emërime i Kuvendit të Maqedonisë me 3 shkurt të vitit 2014 shpalli një njoftim ku ftoheshin dy shoqatat shumicë të gazetarëve të nominojnë nga një anëtarë në Agjenci.

SHGM menjëherë bëri shpallje në dy gazeta ditore me të cilin ftuam gazetarët e interesuar të paraqiten për t’u nominuar si anëtarë në Agjenci. Në shpallje që zgjati një muaj, u paraqitën 14 kandidatë, prej të cilëve tre gjatë procedurës së nominimit e tërhoqën kandidaturën.

Fidanovski është jurist  i diplomuar dhe ka mbi njëzet vjetë përvojë në gazetari. Në fillim të kërierës së tij punoi në mediat e shtypura, si në gazetën Veçer, Nova Makedonija, Makedonija Denes si dhe javoret Start dhe Denes. Prej viti 2002 Fidanovski punon në mediat elektronike, njëherë në Televizionin Sitel, ku punoi për gjashtë vite, ndërsa prej vitit 2008 e vazhdoi punën në Televizionin Alfa.

Lajme të ngjashme

Back to top button