Aksident hekurudhor në Egjipt, 5 të vdekur dhe 27 të plagosur

Në qytetin Giza të Egjiptit, janë përmbysur tre vagonë të një treni pasagjerësh, ku si pasojë kanë humbur jetën 5 persona, ndërsa 27 të tjerë janë plagosur, raporton Anadolu Agency (AA).

Ministria e Punëve të Brendshme ka bërë të ditur se të plagosurit janë transferuar nëpër spitale përmes ambulancave.

Ndërkaq, në deklaratën nga institucioni hekurudhor thuhet se tre vagonë të trenit me 80 udhëtarë i cili po udhëtonte nga Kajro për në Said, kanë dalë nga binaret dhe janë përmbysur për shkak të shpejtësisë së madhe gjatë ndryshimit të kursit në lagjen Iyat të qytetit Giza.

Lagjja Iyat njihet si zona ku më shumë ndodhin aksidente hekurudhore. Në vitin 2002, në vendin e njëjtë një tren mori flakë, ku si pasojë humbën jetën 350 pasagjerë. Më pas, në vitin 2009, 30 persona kanë humbur jetën dhe 60 të tjerë janë lënduar si pasojë e përplasjes së dy trenave.
Ndërkaq, në muajin janar, pas përplasjes së një treni pasagjerësh me një tren mallrash, shtatë persona kanë humbur jetën dhe tre persona të tjerë janë lënduar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button