Tiranë, maturantët vijojnë protestë për listën e fituesve në universitete

Maturantë nga disa qytete të vendit kanë vijuar edhe sot protestën e tyre për shkak të pakënaqësive pas shpalljes së listës paraprake të fituesve në universitet e Shqipërisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Qindra maturantë të cilët nuk janë renditur si fitues në listën paraprake të fituesve nga universitetet kanë vijuar sot protestën e tyre përpara godinës së Parlamentit, duke kundërshtuar në këtë mënyrë edhe procesin e reformës në arsimin e lartë.
Studentet ne protesta
Maturantët protestues kërkojnë ndryshimin e sistemit të pranimeve për në universitetet e vendit, duke theksuar se shumë prej tyre me rezultate të larta nuk kanë arritur të shpallen si fitues.

Në protestën e zhvilluar përpara godinës së Parlamentit kanë marrë pjesë edhe maturantë nga qytete të tjera të Shqipërisë, të cilët kundërshtojnë mënyrën e përzgjedhjes së fituesve nga universitetet.

Ndërkohë në lidhje me këtë situatë, ditën e djeshme ka reaguar edhe vetë ministria e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla, duke iu kërkuar maturantëve që të presin fazat e tjera të konkurrimit.
Nikolla ka theksuar se ky sistem, i cili aplikohet për herë të parë nga Ministria e Arsimit, është një sistem transparent dhe funksional.

Studentet ne protesta
Universitet kanë shpallur këto ditë listat paraprake të fituesve, por kjo ka rezultuar me pakënaqësi në radhët e maturantëve në të gjithë vendin pasi vlerësimi është kryer sipas reformës në arsim e cila ka hyrë në fuqi para një viti.

Studentet ne protesta

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button