fbpx

Misteri i rrëzimit të avionit

Misteri i avionit malajzian të zhdukur në 8 mars me 239 persona në bord, mund të mos zgjidhet kurrë.

Kryeministri i Malajzise Najib Razak ka udhëtuar drejt Australisë për bisedime me autoritetet e atjeshme mbi operacionet e kërkimit të boingut 777, ndërsa është paralajmëruar se arsyet e zhdukjes së avionit, ka rrezik të mos mësohen asnjëherë.

Hetimi mund te vazhdoje pafund, e serish te mos kemi asnje rezultat, tha shefi i policise malajziane.

“Na duhet te verifikojme absolutisht çdo gje, sado te vogel, dhe ne fund te hetimeve serish mund te mos e dime shkakun e vertete te fatkeqesise. Arsyeja e ketij aksidenti mund te mos zbardhet kurre”, tha Khalid Abu Bakar.

10 avione e 9 anije do te vazhdojne kerkimet ne jug te Oqeanit Indian. Operacionit i eshte bashkuar edhe nje nendetese britanike. Pas verifikimeve te imtesishme, policia malajziane shfajesoi te gjithe pasagjeret nga kater pista kryesore te hetimit: rrembimin, sabotazhin, problemet psikologjike dhe ato personale. Me shume se 170 intervista jane zhvilluar me familjaret e udhetareve te fluturimit MH370 dhe te afermit e dy piloteve.

Ne vemendjen e hetuesve kane qene deri edhe bagazhet dhe ushqimi i sherbyer, per te kontrolluar çdo mundesi sado te vogel sabotimi. Kerkimet e sotme do te perqendrohen ne nje zone prej 221.000 kilometrave katrore, por kushtet e veshtira atmosferike, mjegulla ne det dhe disa stuhi te izoluara pritet ta reduktojne ndjeshem dukshmerine.(TCH) 

Lajme të ngjashme

Back to top button