Pendarovski: Problemi me pasaportat bullgare është alarmante

Kandidati për president Stevo Pendarovski sot i ftoi qytetarët e Kriva Pallankës të dalin më 13 prill dhe të japin votën e tyre për atë, të ju japin shans personave të rij  dhe politikave të reja për një Maqedoni të re dhe më të mirë.

Në takim theksoi se do të angazhohet për zvogëlimin e papunësisë dhe adresimin e problemit të zhvendosjes së popullatës, kryesisht të rinjve në zonat kufitare.

“Problem me pasaportat bullgar është alarmante. E di që ky është problem i një numri të madh të qytetarëve që kërkojnë një jetë më të mirë, por nuk do të lejojmë që të jemi të bllokuar dhe ta lëmë shtetin pa popull”, deklaroi Pendarovski.

Lajme të ngjashme

Back to top button