Londra, e preferuara e miliarderëve

67 miliarderë jetojnë në kryeqendrën britanike, duke e bërë atë më të popullarizuarën nga kryeqytetet e Evropës Perëndimore në mesin e super të pasurve, para Parisit dhe Gjenevës.

Një miliarder mesatar është i martuar, ka pasuri prej 1.79 miliardë funtesh, dhe nuk shpenzon kurrë më pak se 10 milionë funte për të blerë një pronë – përveç nëse ajo pronë është për stafin.

Bota ka më shumë se 2.170 miliarderë, të cilët kanë një pasuri të përgjithshme neto prej 3.88 trilionë funte, e rritur nga 1.85 trilionë funte sa ata kishin më 2009, sipas një analize të bërë nga agjencia e patundshmërive luksoze Beauchamp Estates dhe kompania e hulumtimeve Dataloft.

Prej tyre, 60 për qind janë bërë vetë miliarderë, 20 për qind e kanë trashëguar pasurinë e tyre të majme, ndërsa pjesa tjetër e ka trashëguar një pjesë të pasurisë dhe një pjesë e ka krijuar vetë.

Përveç klubeve të futbollit dhe artit të bukur, pronat në Londër janë gjendur lartë në listën e gjërave më joshëse për ata që kanë shumë miliona në llogaritë e tyre bankare: hulumtimi ka zbuluar se 67 miliarderë jetojnë në kryeqendrën britanike, duke e bërë atë më të popullarizuarën nga kryeqytetet e Evropës Perëndimore në mesin e super të pasurve, para Parisit dhe Gjenevës.

Miliarderi tipik zotëron patundshmëri prej 50 milionë funte apo më shumë dhe ka katër shtëpi. Një portofol patundshmërish zakonisht përfshin një shtëpi të madhe prej 22.3 miliardë funte në Londër, një shtëpi pushimi prej 18.6 milionë funte në rivierën franceze, dhe një pronë prej 12.1 milionë funte në Toskanë, bashkë me disa prona të tjera luksoze, mbase në vende më të largëta.

Hulumtuesit kanë zbuluar se miliarderët “nuk shpenzojnë kurrë më pak se 10 milionë funte për një pronë në Londër”. Kjo pronë mund të jetë në Çelsi, mirëpo lagja nuk preferohet nga vetë miliarderët – ata preferojnë një shtëpi të madhe në zonën e ashtuquajtur “trekëndëshi i platinit”.

Lajme të ngjashme

Back to top button