25 vjet e pavarur, ngecje vdekjeprurëse për Maqedoninë

Republika e Maqedonisë sot shënon 25 vjetorin e pavarësisë. Në këtë ditë shteti duhet të festojë të arriturat, megjithatë në rastin tonë vendi vazhdon të përballet me probleme të rëndësishme si në planin e brendshëm politik ashtu edhe në atë të jashtëm. Cenimi i të drejtave themelore njerëzore, standardi i ulët, emigrimi i qytetarëve jashtë vendit nga njëra anë; sidhe ngecja në rrugën euro-atlantike për shkak të marrëdhënieve të brishta fqinjësore nga ana tjetër është pasqyra reale e vendit, thonë për Portalb.mk, bashkëbiseduesit.

Mersel Bilalli
Mersel Bilalli

Sipas ish-deputetit, Mersel Bilalli, standardi jetësor ka rënie drastike, ndërsa qytetarëve u cenohen liritë themelore.

“Standardi jetësor krahasuar me vitin e pavarsimit të Maqedonisë ka rënie reale, për rreth 35%, që nënkupton proces drastik jozhvillimor në vend. Të përkujtojmë se për 26 vite zhvillimi, Tito rriti standardin jetësor në Jugosllavi për 12 herë, a kishte filluar nga shkatërimet e Luftës së Dytë Botërore. Pas pavarsimit, gjthçka u shit nga pasuritë publike dhe ja akoma kemi rënie. Fjala është për defekte serioze edhe në kodin mental të këtyre njerëzve që tolerojnë madje edhe përkrahin që t’i udhëheq krimi i organizuar.”-deklaroi për Portalb Bilalli, Liritë dhe të drejtat e qytetarëve dhe etnikumeve janë në afërsi kontakti me rrezikun e të drejtës në jetë, pasi realisht qytetarëve u rrezikohet qenia biologjike e tyre. Por, falë shpërnguljes në Perëndim kjo çështje akoma mbetet fluide. Shqiptarët poashtu patën fatkeqësinë që të udhëheqen nga grupe injorante dhe deri në fund të kriminalizuara. Kjo do të mbetet si pikë e zezë në historinë tonë.

Stojan Andov
Stojan Andov

Sipas ish-presidentit të Parlamentit të Maqedonisë, Stojan Andov gjatë këtyre viteve vendi ka përparuar në biznesin e kafeterive, por kjo nuk mjafton. Sipas tij, politikanët duhet ta ‘luftojnë’ largimin e qytetarëve jashtë vendit, me punësime dhe rritje të standardit jetësor.

“Për këto 25 vjet janë arritur mjaftë rezultate të mira. Ja psh më parë në Gostivar, Tetovë, Kumanovë, Strumicë, Prilep, Manastir nuk kishe ku të drekojë, kurse tani vendet janë të mbuluara me biznese… Megjithatë nuk mund të jemi të kënaqur që biznesi është shpërndarë më shumë në kafene.”-tha Andov, “Mbetet të zgjidhet një problem shumë serioz. Gjeneratat e reja kanë të drejtë t’i tregojnë ambicjet e tyre dhe të presin nga shteti t’u ndihmojë. Ata kërkojnë punë dhe standard të caktuar, por nuk kanë kohë që ta humbin jetën e tyre dhe kështu vie deri tek emigrimi prej këtu. Deyrat tona janë edhe më të mëdha dhe patjetër duhet ta ndërrojmë atmosferën, të ndërtojmë politikë të qartë për ambicjet tona evropiane, për integrim në UE në Nato, që fqinjët tonë të na ndihmojnë të ecim përpara në ekonomi… të ndalohet emigrimi kurse këtu njerëzit të mund të gjejnë punë për pagë të mirë, jo të punojnë për 10 000 denarë… Politikanët patjetër ta qartësojnë këtë.”

Megjithatë sipas ekspertëve, Maqedonia duhet t’i kushtojë vëmendje të duhur edhe politikës së jashtme, zgjidhjes së problemeve me fqinjët.

“Çështja e emrit artificialisht u fry nga regjimi i Gruevskit dhe Ahmetit që të bllokohet rruga euro-atlantike, e cila do të pengonte korrupsionin dhe krimin e organizuar qeveritar. Andaj përmes emrit, me patriotizëm të rrejshëm dhe me këso kodi mental popullor, pa problem bëheni patriot dhe megnat finansiar, a në fakt jeni vetëm një hajdut!-u shpreh Bilalli.

Sipas Andov, qeveria vazhdimisht e le anash problemin me Greqinë, nuk dëshiron të përballet me të dhe ta zgjidh, thjeshtë sillet sikur i njëjti të mos ekzistojë fare, por siç theksoi “Konflikti ekziston dhe ne patjetër duhet ta zgjidhim”.

“Maqedonia nëse dëshiron që qytetarëve të saj t’u garantojë ardhëmri të sigurtë, atëherë ajo patjetër duhet të sigurojë marrëdhënie të mira miqësore para së gjithash me fqinjët e saj, afërsi dhe mirëkuptim. Këto jo vetëm me Greqinë, por edhe me Shqipërinë, me Kosovën, Serbinë dhe Bullgarinë. Ata na janë neve siç i quajmë ‘fqinjët e vjetër’, nga dritarja shikojmë në oborrin e tyre. Me ta patjetër të kemi marrëdhënie të shkëlqyeshme. Mendoj se politikanët tanë të rinj nuk e vlerësojnë se sa kjo punë është e rëndësishme, duke iu referuar bindjeve nacionaliste dhe patriotizmit të rrejshëm”– tha Andov, “Me bisedim të mençur me Greqinë edhe kjo mund të arrihet.”

Ermira Mehmeti, deputete e BDI-së
Ermira Mehmeti, deputete e BDI-së

Deputetja aktuale në Parlamentin e Maqedonisë pjesë e Qeverisë BDI-VMRO, Ermira Mehmeti, në profilin e saj në facebook ka shkruar:

25 vite me vone:
Maqedonia me Qeveri teknike;
– Kontestet me fqinj
ët të pazgjidhura;
– Akomodimi i konfliktit dhe avancimi i korniz
ës së të drejtave politike të shqiptarëve i cunguar;
– Institucione demokratike t
ë brishta dhe jofunksionale;
– Ekonomia e tregut e kapur nga oligarket dhe t
ë përzgjedhurit e pushtetit;
– Partia mbi shtetin, demokracia n
ën partinë;
Gëzuar i qoftë partisë, se shteti ka akoma punë, fillimisht për t’u pavarësuar nga partia, pastaj për t’u bërë demokraci më vete./Portalb.mk

LEXO: Maqedonia- një 25 vjeçar me bajpas

Lajme të ngjashme

Një koment

  1. Edhe këta politikanë që vetë po deklarohen për këtë mizeri 25 – së vjeçare, janë pjesëmarrës në politikat që kanë aprovuar edhe vetë e tash po na shesin mend, po a tregojnë këta se a kanë përgjgjësi për këtë gjendje edhe vetë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button