Rexhallari ndalet në çerekfinale

Mundësi i KM Liria Jasin Rexhallari, e që njëherëit është edhe anëtar i reprezentacionit të Maqedonisë, është eliminuar në çerekfinale të Kampionatit Evropian të mundjes, që është duke u zhvilluar në Helsinki të Finlandës. 

Rexhallari nuk pati fat, pasi kur për kundërshtar në çerekfinale përballë kishte kampionin aktual të botës Bekhan Gojgerev nga Rusia, i cili dominoi luftën dhe me meritë eliminoi shkupjanin. Më vonë Rexhallari u mund edhe në repasazh nga polaku Bienkovski, duke mbyllur kështu garat në Evropian me disfatë. 

Rexhallari garoi në kategorinë deri në 61 kg dhe në takimin e tij të parë në 1/8 e finales mundi me rezultat 13:10 reprezentuesin e Letonisë, Jurgus Sarunas. Përveç Rexhallarit, në Evropianin e Mundjes në Helsinki të Finlandës, Maqedonia prezantohet edhe me Boban Danevin në kategorinë mbi 120 kg. Reprezentuesit e Maqedonisë në Finlandë udhëhiqen nga seleksionuesi, Lulzim Vrenezi. / Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button