Asnjë nga kandidatët për deputet nuk ka qenë spiun

Asnjë nga kandidatët të 14 listave të parashtruara për deputetë për zgjedhjet e parakohshme parlamentare nuk ka qenë bashkëpunëtorë i shërbimit sekret. Siç informojnë nga Komisioni për Verifikimin e Fakteve, sipas të dhënave të marra nga DZK, Arkiva shtetërore, Agjencia për zbulim dhe Shërbimi për zbulim pranë Ministrisë së Mbrojtjes, në evidencën e tyre nuk është gjetur asnjë kandidat që ka bashkëpunuar me shërbimet sekrete.

Nga gjithsej 1.402 kandidatë në 14-të listat, tani janë verifikuar 850, ndërsa 522 të tjerat janë verifikuar paraprakisht.

Zëdhënësi i Komisionit, Predrag Dimitrovski thotë se anëtarët e Komisionit të Lustracionit kanë mundësi ligjore të ngrisin procedurë nëse në të ardhmen ndonjë nga kandidatët gjendet në dokumente të tjera që do të jenë lëndë e përpunimit, por thekson se për këtë gjasat janë të vogla, duke pasur parasysh se një numër më i madh i kandidatëve janë persona të rinj ose të moshës kur nuk kanë mundur të jenë bashkëpunëtorë me shërbimet e atëhershme sekrete.

Lustracioni gjatë ditës do të dorëzojë deri te Komisioni shtetëror zgjedhor raportim se mes kandidatëve nuk ka bashkëpunëtorë me shërbimet sekrete. 

Lajme të ngjashme

Back to top button