Mos ua nënçmoni shqiptarëve intelegjencën

Të kesh programin tënd, të ndryshëm nga të tjerët, është sa logjike aq edhe e drejtë dhe demokratike. Të mos pajtohesh pajtohesh me programet e të tjerëve është po aq e logjikshme, po aq e drejtë dhe dyfish më demokratike. Por, të mos pajtohesh me programin tënd, me politikat e tua, të shkelësh parimet e tua është dyftyrësi. E keqja edhe më e madhe bëhet kur dyftyrësinë tënde tenton t’ua shesësh të tjerëve, kur popullit që përfaqëson tenton t’ua nënçmosh intelegjencën.

Këtë tentojnë sot ta bëjnë drejtuesit e lartë të Bashkimit Demokratik për Integrim, duke ftuar shqiptarët që të bojkotojnë zgjedhjet presidenciale. E them drejtuesit e lartë, sepse shumica e të tjerëve që janë në nivelet më të ulta të strukturave partiake duket qartë se nuk ndajnë të njëjtin mendim, aq më pak votuesit e tyre të dikurshëm. Shihet qartë nga sallat e boshatisura nëpër mbledhitë e kësaj partie, se shqiptarët nuk pranojë të bëhen objekt eksperimentimi dhe nuk lejojnë t’u nënçmohet intelegjeca atyre. Para se gjithash, ju në vitin 2009 premtuat se sot, më 2014 Maqedonia do të ketë president shqiptar. Erdhi dita dhe ju e mbuluat nën tokë atë premtim duke e zëvendësuar me president konsensual, për të cilin nuk dhatë asnjë sqarim, përveç se thatë që duhet të jetë një maqedonas “i mirë”.

Kur i llogaritët shqiptarët “naiv”, në 2009 apo sot? Para 5 viteve PDSH bojkotonte rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, ju nxorët qindra vota për Gjorgje Ivanovin në Zajaz, Osllome e gjithë andej, kuptohet me dhunë dhe jo me vota të lira, sepse as kërçovarët (e robëruar sot) nuk ndajnë mendimin tuaj. Arsyetimi juaj ishte se shteti nuk guxon të mbetet pa president, dëmtohet procesi integrues dhe stabiliteti i shtetit. Sot nuk kemi as integrime, as stabilitet dhe sot guxoka shteti të mbetet pa president? Kur tentuat ti mashtroni shqiptarët, atëherë apo sot? Ju as sot nuk dëshiroi ta leni Maqedoninë pa president, por “suksesi” (në favor të Ivanovit) në mashtrimin e para 5 viteve ju ka dhënë guximin të shkoni edhe një hap më tej me mashtrimet tuaja. Sot edhe më shumë se atëherë tentoni ta nënçmoni intelegjecë e shqiptarëve.

Nëse në 2009 e thoshit hapur se Maqedonia nuk guxon të mbetet pa president, sot punoni fshehurazi në këtë projekt, duke thirur zgjedhjet e parakohshme parlamentare në rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale që të rrisni daljen e maqedonasve për të arritur cenzusinn prej 40%, sepse e dini që dalja në zgjedhjet parlamentare shtë mbi 60%. Po pse kërkoni sot bojkot dhe kundër kujt? Kundër Ivanovit jo, sepse atij ia siguruat cenzusin, kundër Pendarovskit jo, sepse përgjigjen do ta merni pas kësaj fjalie.

E treta e vërteta, bojkotin e organizoni vetëm kundër kandidatit të PDSH-së, Iljaz Halimit, sepse keni frikë se më 500 mijë votues potencial Halimi mund të hyjë në rreth të dytë dhe përveç se do t’ju korit fitojë juve si parti, do ta eliminonte dhe turpëronte edhe Pendarovskin që në rreth të parë, ja përgjigjen për dilemën e dytë. A nuk do të ishte kjo dëshmi më e mirë për fuqinë e shqiptarëve në Maqedoni, a nuk do të ishte Iljaz Halimi kandidati konsensual që do ta sfidonte edhe opozitën maqedonase e cila nëse vërtetë do të ishte aq liberale sa pretendon të shitet, do të duhej ta votonte kandidatin e opozitës. Aty do të vihej në test edhe loja e Pedarovskit dhe LSDM-s të cilët me disa fjalë shqip dhe pllakata në gjuhën shqipe tentojnë, njëjtë si ju të nënçmojnë intelegjencën e shqiptarëve. Do ta shihnim atëherë se a do të votonin ata një shqiptar të mirë, siç po tentoni ju të zgjidhni një maqedonas “të mirë”.

Ja zotërinj të BDI-së, faktet ju fusin në trekëndëshin (VMRO-LSDM-BDI) që tenton të nënçmojë intelegjencën e shqiptarëve. Mjaftojnë këto njëherësh për të demaskuar patriotizmin tuaj dhe t’i kthehemi demokracisë. Në cilin parim të demokracisë e gjeni bojkotin e zgjedhjeve, në cilin parim të demokracisë e gjeni caktimin e presidentit konsensual ende pa u mbajt zgjedhjet? Pse duhet atëherë të mbahet një proces demokratik dhe të votojnë qytetarët pasi ju dhe VMRO të keni zgjedhur presidentin konsensual? S’ka të bëjë as me demokracinë, është thjeshtë edhe një tentim i juaji për t’ua nënçmuar shqiptarëve intelegjencën. Mosni aman, shqiptaret jane me intelegjent se ju dhe sa ju mendoni se jane ata.Vetëm ju ka ardhur radha juve dhe s’është asgjë tjetër.Shqiptarët kanë dënuar shumë mashtrues edhe para jush, sot vetëm ju ka ardhur radha juve dhe s’është asgjë tjetër.

Eroll Abdiu Jurist i diplomuar

Lajme të ngjashme

Back to top button