Thaçi takohet me ambasadorin e Suedisë dhe Malit të Zi

Në vazhdën e takimeve me diplomatë të huaj në vend sot Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare Menduh Thaçi, në selinë e partisë në Tetovë realizoi takim me Ambasadorin e Suedisë në Maqedoni, Mat Staffansson si dhe më pas me Ambasadorin e Malit të Zi në vend, Dushan Mërdoviq

Në këto takime u diskutua për situatën aktuale politike, për zgjedhjet e shpallura si dhe për zhvillimet rajonale. Gjithashtu temë e diskutimit ishte de-bllokimi i proceseve integruese të vendit si dhe demokratizimi i mëtutjeshëm i rajonit.

Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi në ditët në vijim do të vazhdojë takimet me përfaqësuesit diplomatik të akredituar në vend.

Lajme të ngjashme

Back to top button