Januzaj, lajm i madh për Kosovën

Adnan Januzaj është ylli i fundit që ka të drejtë të luajë për Kosovën.

FIFA ka sqaruar procesin e ndryshimit të kombëtareve apo përfaqësuesve për lojtarët kosovarë që luajnë nëpër ekipe tjera.

Dhe, FIFA ka bërë të ditur se Granit Xhaka dhe futbollistët e tjerë të ekipit të Zvicrës dhe skuadrave tjera që kanë luajtur me ekipet e tyre pas pranimit të Kosovës në UEFA dhe FIFA nuk kanë të drejtë të luajnë më për Kosovën, përcjell “Lajmi.net”.

Andaj, Januzaj – një opsion i tentuar nga FFK-ja – ka realisht ende të drejtë të luajë për Kosovën pasi nuk ka bërë asnjë paraqitje me Belgjikën pas 13 majit të vitit 2016, kur Kosova u pranua në FIFA.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button