N.K.P. “STUDENIÇANI”: Tendenca për pengimin e përdorimit zyrtar të gjuhës shqipe

Ndodhë edhe kjo në një nahi ku mbi 80 për qind e popullatës është shqiptare të pengohet edhe atë në mënyrë absurde përdorimi i gjuhës shqipe nga ana e pushtetit aktual në të cilën bënë pjesë edhe Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI), parti kjo e cila për vite të tëra u’a ka çarë kokën shqiptarve se kinse e ka legalizuar përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe.

“Kjo më lartrë do të ishte apsurde sikur të mos ishte e argumentuar. Këtyre ditëve në një barier të till ka hasur drejtori i Ndërmarrjes Komunale Publike (N.K.P) “Studeniçani” z.Sami Rushidi të cilit nga ana e Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve i është kërkuar që ‘Vërtetimet’ për qytetarët që anagazhohen në punë me ineters publik në këtë ndërmarrje të jepen vetëm se në gjuhën maqedonase edhe pse nga praktika e deritanishme e kësaj ndërmarrje me këtë ministri është komunikuar në dy gjuhë. Nga këtu edhe lind dyshim. A thua pas kësaj fshihen struktura të erta të cilët në çdo mënyrë dëshirojnë të njëllosin këtë ndërmarrje në të cilën punohet intezvisht? Apo ju pengon drejtuesi i saj i cili është edhe kandidat i mundshëm për deputet i Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH)”, thuhet në komunikatën me shkrim të N.K.P – “Studeniçani”.

Nga kjo ndërmarrje bëjn të ditur se askush nuk do mund të thyej drejtuesit e saj që të vazhdohet me të njejtin intezitet të punës në interes të qytetarve, ndërsa qytetarve të kësaj nahi askush nuk do mund t’ua ndalojë përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe sepse garancë për këtë është platforma e PDSH-së. 

“Kjo është treguesi më i mirë se pse shqiptarët e veçanërishtë qytetarët e Karshiakës duhet tju thonë STOP atye që me vite të tëra na thonë se kanë legalizuar gjuhën shqipe”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga N.K.P. “Studeniani.

Lajme të ngjashme

Back to top button