Në fundjavë rikthehen ndeshjet e Ligës së Parë të Maqedonisë

Pas pauzës shkaku i angazhimeve të reprezentacionit të Maqedonisë në kualifikimet për KB Rusi 2018, këtë fundjavë kthehen aktualitetet në futbollin vendor, me ndeshjet e xhiros së pestë, ku kryendeshja do të luhet në mes skuadrës së Renovës dhe Pelisterit dhe ajo Rabotniçki – Sileksi.

Ndeshjen në Tetovë ku nikoqire do të jetë skuadra e Renovës ndaj Pelisterit e referon Zoranço Temelkov, ndërsa në Shkup në përballjen Rabotniçki – Sileks,referon Dimitar Meçkarovski.

Ndërkohë skuadra e Shkupit do të udhëtojë në për në Manastir ku do të jetë mysafire e Pobedës, ndërsa në këtë ndeshje do të ndajë drejtësinë Dalibor Gjorgjevski. Në Koçani Shkëndija e Tetovës udhëton për të luajtur ndaj nikoqirëve të Bregallnicës, ndërsa këtë ndeshje e drejton Marjan Markoski. Përballja Makedonija Gj.P – Vardari, luhet në Gjorçe Petrov ku referon Aleksandar Stavrev. /Portalb.mk/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button