Georgievski kritikon VMRO-DPMNE-në për qëndrimet antibullgare

Kryetari i VMRO-Popullores Lubço Georgievski në një intervistë të dhënë për shtypin maqedonas ka kritikuar strukturën e VMRO-DPMNE-së për qëndrimet e tyre, publike antibullgare. 

“Maqedonia në 20 vitet e fundit nuk ka mundur të lirohet nga botëkuptimet jugosllave kundrejt Bullgarisë dhe unë kam qenë zë kritikë i këtij fenomeni”, ka thënë Georgievski. 

Mua më vjen keq, ka thënë më tej Georgievski, se ajo që ishte luftë e jonë kundër LSDM-së, kundër atij antibullgarizmi iracional në vitet e 90-ta, “sot të njëjtën e bënë partia në pushtet VMRO – DPMNE, partia që, edhe sot, ka krahun më të fortë bullgarofilë në strukturat e saja”. 

“Atje ka më së paku 20 bullgarofilë, të cilët unë i njohë prej kohës që isha atje”, ka thënë ish kryeministri Georgievski.

Lajme të ngjashme

Back to top button