PDSH akuzon Besimin për korrupsion, BDI i konsideron gënjeshtra të fushatës

Në konferencën e sotme për shtyp, anëtari i kryesisë qendrore të PDSH-së, Gazmend Aliu, ka akuzuar zëvendëskryeministrin Fatmir Besimin për korrupsion. Nga ana tjetër BDI i mohon këta akuza,duke i konsideruar si gënjeshtra.

“Fatmir Besimi aktualisht zv/kryeministër, deri para një viti ishte Ministër i Mbrojtjes dhe gjate kësaj kohe ka lidhur kontrata dhjetëra milionëshe me kompaninë “Pucko Petrol” me pronar Ismail Jahoski, i cili është kryetar i komunës së Plasnicës nga radhët e BDI-së! Nëse keni dilema lidhur me përkatësinë etnike të personit në fjalë e keni me të drejtë, Ismail Jahoski nuk është shqiptar”, thotë Gazmend Aliu.

Sipas Aliut, kjo është kontrata e lidhur në mes Ministrisë së Mbrojtjes nënshkruar nga ministri i atëhershëm i mbrojtjes Fatmir Besimi dhe kompanisë “Pucko Petrol” pronë e Ismail Jahoskit, me të cilën “Pucko Petrol” obligohet ta furnizoje Ministrinë e Mbrojtjes me 1.200.000 (një milion e dyqind mije) litra Mazut (naftë për ngrohje), kurse Ministria e Mbrojtjes t’i paguaj plot 56.000.000 denarë firmës “Pucko Petrol”.

I kontaktuar nga Portalb, zëvendëskryeministri Besimi nuk foli për akuzat e PDSH por tha shkurt se partia e tij do të del me prononcim.

Reagon BDI: Shpifje dhe gënjeshtra

Nëpërmjet një komunikate, BDI, i hedh posht, auzat e PDSH-së, ndaj Fatmir Besimit dhe i konsideron ato si shpifje dhe gënjeshtra që behen në vazhdën e fushatës elektorale.

“Të gjitha procedurat e kryera nga institucionet, janë në përputhje me ligjin dhe çdo pretendim ndryshe, vlerësohet politikisht qëllimkeq”, thuhet në reagimin e BDI-së.

“PDSH nuk mund të plotësojë boshllëkun e saj të ofertës, me shpifje kundër BDI-së. Qytetarët janë në pritje për të dëgjuar programin që propozojnë, siç dëgjuan e panë 1.081 projektet e BDI-së”, thuhet në komunikatë. /Portalb

 

Lajme të ngjashme

Back to top button