FIFA dënon Barcelonën: Nuk ka merkato!

FIFA nuk do të lejojë Barcelonën të blejë lojtarë gjatë dy periudhave të ardhshme të transferimeve të futbollistëve.

Komisioni i Disiplinës i FIFA-s ka dënuar klubin spanjoll dhe Federatën Spanjolle të Futbollit (RFEF) për “shkelje në lidhje me tranferimet dhe regjistrimet e lojtarëve më të vegjël se 18 vjeç”, sipas një komunikate të shpërndarë nga organizmi drejtues i futbollit botëror.

Katalanasit janë dënuar për parregullsi në blerjet e 12 lojtarëve dhe nuk do të mund të blejnë asnjë lojtar gjatë merkatos së verës dhe të janarit.

Përveç kësaj, klubi spanjoll është dënuar edhe me 370 mijë euro gjobë.

Tashmë, merkato e Barcelonës që ka shumë nevojë për përforcime do të nisë vetëm në qershor 2015./ TCH

Lajme të ngjashme

Back to top button